Të tjera

A keni dëgjuar për recetën arabe të “Hummus”?

humusi

Humusi është një pjatë me të vërtetë e shijshme dhe ka rrënjët qysh në Lindjen e Mesme. Nuk kërkon shumë përkushtim përvec përbërësve që mund ti gjeni në markete të mëdha. Shikoni recetën më poshtë dhe mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit:

1 kanaqe me qiqra (leblebi) ose 1 ½ e gotës (250 gram) qiqra të pjekura;
¼ e gotës lëng i freskët limoni;
¼ e gotës Tahini;
1 thelbinj hudhre e grimcuar;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
½ e lugës së cajit cumin (qimnon);
Kripë;
2-3 lugë gjelle ujë;
Piper i kuq për servim;

Mënyra e përgatitjes:

1. Në një processor ushqimesh, kombinojeni tahini-n dhe lëngun e limonit dhe përpunojeni për rreth 1 minute. Largoni pjesët e ngjitura në processor dhe përzijeni prapë rreth 30 sekonda më shumë. Kjo kohë shtesë ndihmon që ta bëjë humusin e butë dhe kremoz.


2. Shtoni vajin e ullirit, hudhrën e grimcuar, qimnonin dhe kripën tek përzierja e tahinit me lëngun e limonit. Startoni procesorin e ushqimeve dhe mbajeni për rreth 30 sekondash.

3. Hapni kanaqen e qiqrave dhe lajini ato. Vendosni qiqrat në procesor dhe procesojini për rrethy 1 minutë. Shtoni qiqrat e mbetura  dhe procesoni për 2 minuta të tjerë deri sa të krijohet një masë kremoze.

4. Me siguri që disa copa të qiqrave nuk do të copëtohen mirë prandaj shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me ujë dhe lëshojeni procesorin të bëjë punën e tij.

5. Servojeni me kripë, pak vaj ulliri si dhe piper të kuq për zbukurim./Unik Portal/