Highlight Kura natyrale Shëndeti

A keni Candida? Provojeni  “Spit Test-in”

Candida

Candida është një lloj myku i pranishëm tek të gjithë. Nëse gjendet në sasi të vogla është e parrezikshme, por kur shtohet në mënyrë drastike kjo mund të ketë pasoja për shëndetin.

Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja,po ashtu uthulla, birra, buka etj.

Ajo mund të ndikojë lëkuren, thonjtë, organet, organet gjenitale, fytin, qarkullimin e gjakut dhe gojën. Ky infeksion mund të prekë si burrat ashtu edhe femrat, por zakonisht gjendet tek gratë.

Nuk është gjithmonë e lehtë për të diagnostikuar  për shkak të simptomave  gjenerike. Mënyra më e lehtë për ta diagnostikuar është duke i kushtuar vëmendje mënyrës se si ndjeheni, duke shikuar për simptomat dhe duke kryer testet e nevojshme. Ekziston një test që mund të bëni për të kuptuar nëse keni candidas  dhe shumë njerëz besojnë se ajo është shumë e saktë.

Është e njohur si “spit test” dhe është shumë e lehtë për të bërë.

Ja si mund ta bëni këtë :

Kur të zgjoheni në mëngjes,para se të hani  mbushni gojën me pështymë dhe pështyjeni në një gotë qelqi me ujë.Përcillini filxhanin prej  30 minutave në një orë.

Nëse pështyma e juaj përzihet me ujë, shkon në fund të gotës, ose nëse mund të shihni se uji bëhet i paqëndrueshëm me përzierje të pështymës suaj, mund të keni Candida.

Është gjithmonë e rëndësishme të merren parasysh simptomat e tjera, dhe nëse është e nevojshme, kërkoni nga dikush që mund t’ju japë një diagnozë më të saktë.Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales dhe kështu i bën dëm organizimit tonë, duke në bërë me dhimbje barku, infeksione në lëkurë, vështirësi në përqendri, ndjenjë të vazhdueshme lodhjeje, ankth, luhatje te humorit, dhimbje koke,dhimbje mesi etj./Unik Portal/