Highlight Storie Inspirimi Të tjera

A ka ndryshim ndërmjet lumturisë dhe paqes së brendshme?

Lumturia

Lumturia varet nga kushtet që perceptohen si pozitive, paqja e brendshme nuk është kështu.

A e di kuptimin e vërtetë të asaj që është pozitive dhe negative?

Ka pasur shumë njerëz për të cilët limiti, humbja, sëmundja apo dhimbja në cfarëdolloj forme, bëhet mësuesi i tyre më i madh.

Ai mëson të largojë ato imzhet false të vetës dhe qëllimet sipërfaqësore të egos dhe dëshirat. U jep atyre thellësi, thjeshtësi dhe mëshirë. I bën më të vërteta.

Kurdo që të ndodhë dicka negative, ndodhet një mësim i thellë i fshehur brenda saj edhe pse ti mund të mos e shohësh atë në kohë.  Edhe një sëmundje e shkurtër apo një aksident mund të tregojë atë që është e vërtetë dhe jo e vërtetë në jetën tëndë. Çfarë ka rëndës dhe çfarë nuk ka fare.

Parë nga një perspektivë e lartë, situatat janë gjithnjë positive. Për të qenë më tepër i saktë, ato nuk janë as pozitive dhe  negative. Kur ti jeton në prani të plotë të asaj që është, e cila është e vetmja mënyrë jetë e shëndetshme, nuk ka më “e mirë” apo “e keqe” në jetën tënde.

Ka vetëm një të mirë të lartë, e cila përfrshn “të keqen”. Parë nga perspektiva  e mendjes gjithsesi, ka mirë-keq, pëlqim-jopëlqim, dashuri-urrejtje.

Kur deicka e tmerrshme më ndodhë mua, apo dikujt afër meje- aksident, sëmundje apo vdekje-unë mund të bëj sikur nuk është një gjë e keqe, porn ë fakt është një gjë e keqe, pra përsa ta mohosh?

Ti nuk je duke bërë sikur. Ti e lejon atë të jetë sic është. Kaq. Ky “lejim që të jetë“ të çon përtej mendjes me modelet e saj rezisutese që krijon ploaritet pozitiv dhe negativ. Është një aspekt  thelbësor i faljes. Falja e së tashmës është me tepër e rëndësishme se falja e së kaluarës. Nëse ti fal çdo moment, lejon çdo gjë të jetë siç është, atëherë nuk do të ketë akumulim që duhet të falet dikur më vonë.

Kujto që nuk nuk jemi duke folur për lumturi. Për shembull, kur një i dashur sapo ka vdekur , apo ti ndien që po të afron dita e vdekjës, nuk mund të jesh i lumtur. Mund të ketë dhimbje dhe lot, por me kusht që ke hequr dorë nga rezistenca që të pengon nën dhimbje ti ndien një qetësi të thellë, një prani të shenjtë.

Ky është fillimi i të qenit, kjo është paqja e brendshme, mirësia që nuk ka të kundërt. /Unik Portal/