Highlight Të tjera

A jeni person introvert apo ekstrovert?

person introvert apo ekstrovert

Disa nga ne fitojmë energji dhe lumturi në prani të personave të tjerë, kurse disa nga ne ndihemi më të lodhur dhe kemi dëshirë të kalojmë një pjesë të ditës në qetësi.

Çka do të thotë të jeni një person introvert?

Nëse jeni një person introvert kjo do të thotë që ju shijoni me kënaqësi kohën tuaj me vetveten. Jeni person i qetë. Mësoni më shumë duke vështruar situatën dhe flisni vetëm atëherë kur jeni të sigurt në atë që mendoni. Pra ju jeni një person më i rezervuar dhe ndjenjat e juaja nuk i shfaqni lehtësisht.

Çka do të thotë të jeni person ekstrovert?

Nëse jeni një person ekstrovert atëherë jeni shumë të shoqërueshëm dhe pothuajse gjithë kohën tuaj e kaloni në prani të dikujt tjetër. Ndiheni më rehat në grupe se sa në vetmi. Me siguri që keni një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe ndiheni më energjik në prani të të tjerëve. Jeni më të prirur për të provuar gjëra të reja, dhe mendimet e juaja zakonisht i shprehni në zë të lartë.

Pra, cili nga këto dy tipe jeni ju?