Highlight Të tjera

A jeni një person që i merrni gjërat shumë afër zemrës?

person

Ndoshta jeni një person mjaft i ndjeshëm, që merrni çdo fjalë dhe situatë shumë afër zemrës suaj. A po ju pengon kjo në shoqëri, punë apo në përgjithësi? Atëherë mësoni se si të ndiheni më të fortë dhe të përballeni në cdo situatë ballë për ballë.

1. Kuptojeni se sjellja e dobët e të tjerëve ndaj jush në fakt nuk është drejtuar drejt jush. Ajo është një reflektim i problemeve të atij personi.

2. Pyetni vetën se çfarë kuptimi tjetër mund të ketë një gjest i caktuar i dikujt drejtuar jush. P.sh nëse dikush nuk ju përshëndetë ose buzëqeshë ndoshta është thjesht një person i qetë dhe i turpshëm.

3. Pranoni komentet dhe kritikat në një mënyrë konstruktive. Pyetni vetën nëse ka ndonjë të vërtetë në to, që mund ta përmirësoni.

4. Shikoni gjërat nga një perspektivë tjetër. Pyetni vetën se si do ta shihte një njeri i jashtëm këtë situatë.

5. Kuptojeni se ju nuk mund ta kënaqni çdo njeri.

6. Kuptojeni që ju nuk jeni të definuar nga gabimet apo kritikat që u janë drejtuar.

7. Kuptojeni se vlera jote varet nga ti e jo nga ato që thonë të tjerët.