Highlight Të tjera

A jeni gati për të lënë punën tuaj?

punën

A jeni gati për të bërë hapin e madh? A jeni gati për të lënë punën tuaj dhe për të filluar një biznes tuajin që e keni ëndërruar tash e ca kohë? Nëse mendoni se po, atëherë lexoni disa nga gjërat që duhen marrë parasysh të kuptoni a jeni gati apo jo për ta bërë këtë hap mjaft të madh për jetën tuaj.

1. A jeni mirë financiarisht?

Kursimet janë të rëndësishme, sidoqoftë shprehia e të shpenzuarit është më e rëndësishme. Nëse paraja është ajo që ju kontrollon juve atëherë ju nuk jeni gati ta kontrolloni atë.

2. A e keni zhvilluar aftësinë e të punuarit pa presion?

Punët me presion janë mjaft të rëndësishme. Sidoqoftë jo kur filloni të punoni për veten tuaj. Shumicën e kohës ju nuk do të jeni nën presion. Nëse ju jeni produktiv vetëm kur ndikoheni nga presioni atëherë ka shumë gjasa që ju do të dështoni për të ndërtuar biznesin tuaj.

3. Ju nuk dashuroni procesin e të drejtuarit një biznes, ju thjesht jeni të tërhequr nga idea për të drejtuar një biznes.

Nëse ju nuk jeni të pasionuar pas procesit të drejtimit dhe zhvillimit të biznesit atëherë nuk do të funksionojë. Përse? Sepse energjia është e nevojshme për të drejtuar një biznes. Dhe kjo energji vjen nga një person që e dashuron atë që bën.