Highlight

A jeni edhe ju adhurues i ushqimeve më të popullarizuara në botë? Ja si ta shmangni këtë dëshirë!

By Edone Podvorica

March 13, 2019

Ka disa ushqime që tashmë janë ndër më të popullarizuarat në botë e të cilave nuk ju reziston gati asnjëri. Çokollata, pica  dhe të gjitha llojet e ushqimeve të shpejta janë shëndrruar në një dëshirë të pa rezistueshme për të gjithë.

Por, kjo dëshirë e juaja për të ngrënë këto ushqime do të thotë diçka për ju. Trupi juaj flet edhe në këtë mënyrë.

Së pari ne duhet të mësojmë se si ta dallojmë urinë nga një dëshirë e thjeshtë për të ngrënë: uria është diçka që zakonisht sinjalizohet nga stomaku ynë.

Dëshira për të ngrënë diçka specifike, nga ana tjetër, është një mënyrë që trupi ynë thotë se ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese të caktuara.

Studimet kanë zbuluar gjithashtu se njerëzit që kanë vështirësi në shprehjen dhe përballimin e emocioneve të tyre kanë më shumë gjasa të zhvillojnë më shumë të ngrënit.

Disa lloje të ushqimit që konsiderohen të dëshiruara nga të gjithë janë;

Çokollata

Akullorja

Sheqeri dhe ëmbëlsirat

Djathi

Patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera me yndyrë

Ushqimet e kripura

Në momentet kur keni një dëshirë të fortë, por nuk është me të vërtetë për ndonjë ushqim specifik, gjëja më e mirë për të bërë është pirja e një gote uji. Ne shpesh e ngatërrojmë urinë me etje, kështu që hidratimi i vetes mund të jetë zgjidhja për dëshirën tuaj të pashpjegueshme.