Highlight Shëndeti

A i keni ditur këto fakte të çuditshme mbi njeriun?

fakte
A e keni ditur se në mëngjes ishit më të gjatë? Natyrisht mund t’ju duket e çuditshme. Prandaj lexojeni një listë faktesh dhe kuriozitetesh të çuditshme për organizmin tonë dhe se si funksionon ai. Unik Portal ju sjellë një listë të tërë.

1. Njerëzit janë pothuajse 1 cm më të gjatë në mëngjes se në mbrëmje;

2. Gishtat e një njeriu janë shumë sensitiv.

3. Njerëzit ndajnë rreth 50% të ADN-së me një banane.

4. Njerëzit ndërrojnë lëkurë shumë shpesh gjatë jetës.

5. Përafërsisht rreth 90% të qelizave që e bëjnë njeriun njeri, nuk janë humane me origjinë. Shumica kanë prejardhje bakteriesh.

6. Një gjendje e quajtur sinestesia mund të shkaktojë ndërrim të shqisave. Me disa fjalë, një njeri mund të shijojë fjalët, dhe të dëgjojë ngjyrat.

7. Muskujt e syrit lëvizin rreth 100,000 herë gjatë ditës. Që ti jepni të njëjtën stërvitje këmbëve tuaja ju duhet të ecni çdo ditë deri në 80 km.

8. Truri I njeriut është shumë më aktiv gjatë natës se gjatë ditës.

9.  Sa më të lartë të keni inteligjencën aq më shumë do të ëndërroni.

10. Acidi në stomakun tuaj është aq i fortë sa që mund të shpërbëjë briskun e rrojës.

11. Hunda juaj mund të mbajë në mend rreth 50,000 aroma.

12. Është e pamundur të gudulisni vetën.