Highlight Të tjera

A i keni ditur këto fakte interesante mbi oqeanin?

fakte

Oqeanet e botes gjithmonë kanë qenë një pjesë e botës plot mrekulli e mister. Duke qenë se mbulojnë tre çerek të botës, është e pamundur të dimë gjithë sekretet e tyre. Sidoqoftë shikoni disa nga ato më interesante që ne dimë.

71% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar me oqean.
15% e oqeaneve në tokë janë të mbuluara me akull.
90% e akullnajës është e future nën nivelin e ujit.

Në një thellësi prej 200m, drita vështirë që depërton, kurse në një thellësi prej 1000m shumica e oqeanit duket krejtësisht e errët.

3.8 miliard vite më parë, temperatura e tokës u ftohë duke lejuar kështu që uji të kondensohet prej gazit në shi, duke mbushur kështu basenet që dimë sot.

A keni dëgjuar për “Nitrogen narcosis”?

Një efekt që shkakton tek zhytësit të ndihen të dehur në një thellësi prej 30m.

Kush jeton në oqean?

Rreth 28 grupe të mëdha të kafshëve jetojnë në oqean, kurse vetëm 11 jetojnë në tokë.

14% e konsumimit të proteinave vjen nga peshku.

Disa specie në Antarktikë kanë anti-friz natyral për të parandaluar ngrirjen e gjakut të tyre.

Balena më e madhe që është parë ndonjëherë ka gjatësi prej 33m që mund të krahasohet me një ndërtesë prej 11 katesh.