Highlight

A i dini shkaqet kryesore të rrudhave?

Plakja

Plakja  është një nga shkaqet kryesore të rrudhave. Organizmi vit pas viti ngadalësohet, pra kryen funksionet e veta më ngadalë dhe kështu ndodhë edhe me kolagjenin që nuk prodhohet në sasinë e njëjtë. Kolagjeni siç, e dini ruan rininë e lëkurës, dhe elasticitetin.

Përveç plakjes ka edhe disa shkaktarë të tjerë që e bëjnë lëkurën tuaj të plaket më shpejt:

-Pjesa më e madhe varet nga ngjyra e lëkurës.  Lëkura e zbehtë është më e prirur për tu plakur më shpejt. Po ashtu tek këto tipe lëkurash ka dhe më shumë rrudha. Në të njëjtën kohë rrudhat që shfaqen në lëkurë të errët janë më të thella.

-Aktiviteti i muskujve është një tjetër shkak e rrudhave. Njerëzit kanë emocione të ndryshme të cilat janë pasqyruar në fytyrë me ndihmën e muskujve.Buzëqeshjet  lënë shenjë me kohë. Dhe, pas një kohë ju vëreni rrudha të formuara, pikërisht nga buzëqeshja e juaj.

Ekspozimi i gjatë në diell mund të shtoj dukshëm rrudhat.  Ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë nuk mund të përfundojë vetëm me kancer, por e bën ndarjen e kolagjenit dhe elasticitetin.

-Pirja e duhanit nuk është vetëm një zakon i keq, kjo është një nga shkaqet e rrudhave të shumta.