Dashuria Highlight

A është ky fundi i lidhjes suaj?

lidhjes

Marrëdhëniet mund të kenë shumë punë, dhe mbajtja e tyre të shëndosha mund të nënkuptojë shumë stres për individët në një marrëdhënie.

Megjithatë, kur një marrëdhënie bëhet më shumë punë sesa argëtim, kjo mund të nënkuptojë që marrëdhënia po vdes ngadalë.

A po kalon marrëdhënia juaj në një periudhë kohët e fundit që nuk duket se përfundon? Ju mund të dëshironi të shikoni këto shenja të një marrëdhënieje të vdekur dhe të shihni nëse është koha për të lënë marrëdhënien të përfundojë – për hir tuaj, dhe partnerin tuaj.

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia juaj po përfundon:

1. Nuk flisni më për gjërat personale; Me siguri që në fillim të lidhjes suaj keni biseduar për të gjitha ëndrrat e juaja, shpresat e cdo gjë që ju rrethon. Por ju nuk flisni më për emocionet e juaja. E gjitha që ju bisedoni gjatë darkës është se si ishte dita juaj.

Prandaj kur nuk keni asgjë për të folur, marrëdhënia juaj po përfundon.

2. Nuk jeni kurrë në “faqen” e njejtë; Gjërat që janë me rëndësi për ju, nuk kanë më të njejtën rëndësi për partnerin tuaj. Madje ai/ ajo nuk mund ta kuptojë se nga vijnë mendimet e juaja. Ndoshta ju u zhvilluat në dy persona të ndryshëm dhe thjeshtë më nuk keni interesat e përbashkëta.

3. Grindeni më shpesh; Në fillim të lidhjes suaj çdo gjë ishte kaq e mrekullueshme sa që ju rrallë grindeshit. Por tash e gjitha që ju bëni është të grindeni. Më shumë argumente do të thotë më pak kompromis, gjë që qon edhe deri tek përfundimi I një lidhjeje.

4. Dëshironi më shumë hapësirë për vetën tuaj; Kur partneri juaj viziton prindërit, apo ka ndonjë udhëtim pune, ju ndiheni më rehat gjatë asaj kohe. Nëse vëreni që keni nevojë për hapësirë të tepruar atëherë ju nuk ndiheni më rehat me partnerin tuaj dhe prandaj po kërkoni të kaloni sa më shumë kohë me vetën tuaj.

5. Nuk jeni të sigurt për të ardhmën tuaj; A keni menduar për të ardhmën tuaj? Dhe papritur partneri juaj nuk bën pjesë në të? Nëse më nuk mendoni se partneri juaj është pjesë e të ardhmës tuaj, kjo do të thotë që gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë./UnikPortal/