Dashuria Highlight

A është inteligjenca juaj një ndër faktorët pse jeni ende vetëm?

intelegjenca


A janë meshkujt të frikësuar nga inteligjenca juaj? A është kjo ndër faktorët kryesorë pse ju jeni ende vetëm? Ndoshta ju keni punuar shumë për karrierën tuaj, ndoshta keni investuar në përfitimin e njohurive. E keni menduar se më pas do të jetë e lehtë ti përkushtoheni një personi tjetër dhe të krijoni familjen tuaj.

Meshkujt janë të frikësuar nga inteligjenca juaj;

Meshkujt shpesh ndihen të sfiduar nga femrat inteligjente. Madje nëse ju do të kishit pagë më të madhe, ka edhe prej atyre meshkujve që do të ndiheshin keq dhe nuk do ta pranonin këtë fakt asesi emocionalisht. Mirëpo qëndroni sa më larg këtyre personave, negativiteti i tyre nuk ju duhet në jetën tuaj!

Meshkujt tundosen se ju do t’i zbuloni të gjitha rreth tyre;

Një arsye tjetër pse një person mund të ndihet i sfiduar nga ju për shkak të inteligjencës suaj, është edhe arsyeja se ju ‘mund t’i zbuloni të gjitha’ rreth tyre. Ata nuk kanë dëshirë që ju ti kuptoni të gjitha, por për fat të mirë ju jeni aq inteligjente sa që të dalloni një person manipulativ dhe të largoheni nga ai!

Ju konsideroheni një konkurrent e jo një bashkudhëtar i jetës;

Për personat që kanë probleme me egon e tyre, ky është një e vërtetë e hidhur. Disa meshkuj nuk mund ta shohin një lidhje si diçka të bukur që po rritet, por në fakt ata shohin partneren e tyre si një konkurrent jete që duhet ta mbajnë ritmin e tyre. Nëse keni punë me një person të tillë largohuni, për shkak se ky njeri do të ishte më i lumtur t’ju shihte në dështim vetëm të ndihej më mirë për vete.

Pritni personin që vlerëson inteligjencën tuaj, e jo një person që ka problem me të.