Highlight Storie Inspirimi

A e njihni veten sa duhet?

a e njihni veten sa duhet

A e dini se çfarë doni? A e dini që ju jeni krijuesit e eksperiencës tuaj? A jeni duke kërkuar zhvillimin e dëshirës suaj? A e ndjeni shtytjen e një dëshire të re në pulsin tuaj?

Nëse jeni ndër njerëzit e rrallë që u përgjigjët “Po, jam duke shijuar zhvillimin e dëshirave të mia”.

“Ndihem për mrekulli përderisa qëndroj në këtë vend, përderisa shumë dëshira të mia do të realizohen së shpejti” Dhe atëherë ti kupton se kush je dhe për çfarë bëhet fjalë në këtë eksperiencë të jetës.

Por nëse jeni sikur shumica e njerëzve të tjerë, jo shumë të lumtur për dëshirat e paplotësuara; nëse keni dëshirë për më shumë para por jeni në një gjendje të vështirë financiare, nëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj por nuk ju duket që keni ndonjë mundësi tjetër, nëse lidhjet e juaja nuk janë shumë të kënaqshme, ose partneri juaj nuk është ai i ëndrrave tuaja, nëse trupi juaj nuk është ai që e keni imagjinuar, atëherë janë disa gjëra që do të donim ti shpalosnim me ju.

Ne duam që ju të kujtoni se nuk ka asgjë që ju nuk mund të bëheni ose të keni.

Ju keni ardhur në këtë trup të mrekullueshëm, duke kujtuar natyrën tuaj të fuqishme, duke e rikujtuar gjithmonë se nga keni ardhur, dhe se ju kurrë nuk do të ndalni lidhjet me Zotin.

Nuk ka rëndësi se si ndiheni tani, ju nuk mund të shkëputni lidhjet e juaja me Zotin.

Ju e dini nga keni ardhur, prandaj ju e dini se kush jeni!