Highlight Storie Inspirimi

A e keni dëgjuar shpesh këtë fjalë por nuk e dini kuptimin e saj?

namaste

Me siguri e keni dëgjuar shpesh këtë fjalë: Namaste. Por a e keni ditur kuptimin e saj të thellë që mbanë në vete?

Namaste zakonisht përdoret për të përshëndetur dikë në kulturën indiane. Zakonisht kur përdoret kjo fjalë duart e juaja duhet të bashkohen, duke u prekur pëllëmbët dhe me një përkulje të lehtë.

Përpos përshëndetjes kjo fjalë ka një domëthënie të madhe.

NAMASTE {nah-mas-tay}

“Shpirti im nderon shpirtin tënd. Unë nderoj vendin tënd në univers. Unë nderoj dritën, dashurinë, të vërtetën, bukurinë dhe paqen brenda teje, sepse është edhe brenda meje.
Duke i ndarë këto gjëra së bashku, ne jemi të bashkuar. Ne jemi një!”