Highlight Modë & Bukuri

A e dini se përveç që janë të shijshme, patatet mund të jeni produkti më i mirë i bukurisë?

patatet

Me siguri që patatet i shihni si thjesht një nga ushqimet e shijshme. Mirëpo a i keni ditur të mirat që patatja mund të bëjë për bukurinë tuaj?

Unik Portal ju sjellë disa receta me patate për të trajtuar disa probleme të lëkurës.

Këto probleme të cilat patatet mund ti rregullojnë janë:

1. Rrathët e zinj poshtë syve;
2. Rrudhat;
3. Shenjat e zeza;
4. Aknet;
5. Djegiet nga dielli;

Kjo është receta që mund ta përdorni nëse keni ndonjë nga problemet e mësipërme.

Përbërësit:

Tuli i një patateje të vogël;
1 lugë gjelle limon i shtrydhur;

Mënyra e përgatitjes:

Së pari grij pataten pa lëkurë. Në një enë shto tulin e patates së grirë dhe kombinojeni me një lugë gjelle limon të shtrydhur.

Aplikojeni këtë vetëm gjatë natës, sepse nëse limoni bie në kontakt me diellin mund të shkaktojë shenja në lëkurën tuaj. Përdorni një top pambuku për ta shpërndarë këtë në fytyrën tuaj sikur të ishte një maskë.

Lëreni të qëndrojë për 15 deri në 20 minuta.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë.