Highlight Modë & Bukuri

A e dini se çfarë u lejohet të hanë modeleve të Victoria’s Secret?

Modelet e Victoria’s Secret duhet të qëndrojnë në formë të mrekullueshme. Kjo përfshin një ton stërvitjesh rigoroze – sipas Cosmopolitan, shumë modele ushtrojnë dy herë në ditë kur afrohet koha e shfaqjes së modës – dhe natyrisht pa harruar dietat strikte. Ky kombinim i ndihmon ato të përgatiten për të dalur në sfilatë.

Shumë njerëz nuk do të kishin atë që duhet për t’u bërë një modele e Victoria’s Secret. Përveç takeve të larta që duhet të veshin për të ecur në pistë, dhe të sigurohen që të mos rrëzohen, ato ndonjëherë duhet të mbajnë edhe krahët e Victoria’s Secret që peshojnë diku rreth 10kg.

Megjithatë, vetëm dieta mund të jetë e mjaftueshme për t’ju trembë larg përpjekjeve për t’u bashkuar me radhët e tyre. Pra, çfarë bëjnë zonjat e bukura të Victoria’s Secret?

Tre vakte ushqimi gjatë ditës;

Modeleve u lejohen të hahen tre vaktet kryesore gjatë ditës, mëngjes I lehtë dhe drekë e dsarkë normale, mirëpo pa asgjë ndërmjet. Këto vakte duhen kenë distancë mes tre deri në gjashtë orë.

Tung-tung produkteve të bylmetit;

Bylmeti shkakton fryerje tëk shumica e grave, prandaj atyre nuk u rekomandohet të hanë asgjë që përmban bylmet.

Deri në katër litra ujë në ditë;

Dy deri në katër litra ujë në ditë janë ideale për modelet e Victoria’s Secret.

Jo alkoolit dhe pak karbohidrate;

Për t’iu shmangur fryerjës modelet duhet të injorojnë alkoholin, glutenin, sheqerin dhe bulmetin. Ato mund ta hanë shumë proteina sic janë peshku, vezët, mishi dhe yndyrnat e shëndetshme si avocado, arrat, farat chia etj.