Highlight Shëndeti

A e dini se çfarë i bën agjerimi trurit tonë?

agjerimi

Agjerimi pa dyshim që nuk është një term i ri për ju. Shumë nga ju mund ta kenë provuar për arsye të ndryshme. Por a i dini benefitet e të agjeruarit?

Përveç benefiteve të shumta, agjerimi mund të parandalojë sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Dy këto sëmundje të trurit të cilat mund të shfaqen në moshë më të shtyer.

Në pak fjalë, agjerimi ka aftësi për të rregulluar funksionet e trurit.

Dr. Marm Mattson, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka marrë shumë cmime për studimet e tij mbi trurin dhe sëmundjet e trurit.

Ai shtoi se aktivitetet që sfidojnë trurin si agjerimi ose stërvitjet e fuqishme janë sfida të mira për trurin tonë.

Këto aktivitete ndihmojnë në rritjen e neuroneve dhe forcimin e sinapseve.

Nëse kjo nuk ju duket e mjaftueshme, ai po ashtu beson se tw agjeruarit ndikon nw rregullimin e aftësive të nervave qelizore për të riparuar veten.

Dr. Mattson beson se sot ka shumë presion nga të tjerët për të ngrënë 3 vakte në ditë, dhe kjo mund të ketë interesa të shumta biznesore prapa saj.

A keni provuar ju të agjeroni ndonjëherë? Cilat janë benefitet që agjerimi ka sjellur për ju?