Highlight Të tjera

A e dini historinë e babagjyshit të festave të fundvitit?

festat e fundvitit


Çdo fundvit, ne i gëzojmë fëmijët tanë me dhuratat që ju sjellë babagjyshi i vitit të ri. Por a e dini se si lindi historia e personit të quajtur Shenjtori Nicholas? Lexojeni historinë e personit që ju jep dritë e shpresë fëmijëve çdo fundvit!

Në ose rreth vitit 270 A.D., një njeri i quajtur Nicholas ka lindur diku në Turqi. Sipas NBC News, Nicholas u bë një peshkop i ri.

 

Nicholas ishte i njohur për të lënë monedha ose në këpucët e fëmijëve vendas dhe kështu fëmijët me shpresë që të nesërmen do të gjenin ndonjë dhuratë linin gjithmonë këpucët e tyre jashtë.

 

Në imazhet tradicionale, Nicholas zakonisht portretizohet duke veshur një mantel të kuq, shumë më tepër si babagjyshi ynë modern, vetëm më shumë peshkop. Ai gjithashtu thuhet se ka pasur një djalë të vogël jetim që punonte si ndihmës i tij.

 

Nicholas vdiq më 6 dhjetor dhe menjëherë pas kësaj u titullua si shenjt mbrojtës i fëmijëve. Pas vdekjes së tij, njerëzit e nderuan atë çdo vit me një festë të 6 dhjetorit dhe vazhdonin traditën e lënies së dhuratave në këpucët e fëmijëve.

Sipas Business Insider, holandezët e quajtën Nicholas “Sinterklaas”. Sinterklaas ishte skicë e përafërt e babagjyshit tonë modern – jo vetëm që linte dhurata në këpucët e fëmijëve, ai gjithashtu vishte rrobat e kuqe. Nga Mesjeta, ai u ndihmua nga elfët, dhe kishte një lloj magjie që I ndihmonte atij të futej në oxhaqe të shtëpive, i ndihmuar nga dreri i tij fluturues. Në mënyrë që ju të merrnit një dhuratë ju duhej të linit ndonjë biskotë në tavolinë për drerin e babagjyshit.