Nëse po provoni të humbni peshë ose thjeshtë të përmirësoni shëndetin tuaj në përgjithësi duhet të filloni një plan ushqimi që përfshinë karbohidratet e mira dhe jo ato të këqija e të dëmshme për shëndetin tonë. A i dini se cilat janë këto karbohidrate të mira dhe cilat janë dallimet në mes të tyre dhe karbohidrateve të këqija?
Karbohidratet e mira:
Kanë pak kalori; Janë përplot vlera nutricionale; Nuk kanë sheqer të tepruar; Kanë shumë fibra; Përmbajtje të ulët të sodiumit; Përmbajtje të ulët të yndyrës; Nuk përmbajnë yndyrna të shtuara.
Ato janë:
Perimet e të gjitha llojeve, frutat, tërshëra, orizi i kaftë, farat, arrat, kuinoa, farat kia, patatet, thjerrëzat, buka e thekrës, fasulet.
Karbohidratet e dëmshme:
Kanë shumë kalori; Kanë pak vlera nutricionale; Kanë sheqer të tepërt; Janë të ulët në fibra; Kanë nivel të lartë të sodiumit; Përmbajtje të lartë të yndyrës; Përmbajnë yndyrna të shtuara.
Ato janë: Pastat e bardha, orizi i bardhë, buka e bardhë, lëngjet e frutave, ëmbëlsirat, produktet e procesuara të misrit, produktet e procesuara të patateve etj./Unik Portal/