Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

A e dini dallimin mes karbohidrateve të mira dhe të këqija?

karbohidrate

Nëse po provoni të humbni peshë ose thjeshtë të përmirësoni shëndetin tuaj në përgjithësi duhet të filloni një plan ushqimi që përfshinë karbohidratet e mira dhe jo ato të këqija e të dëmshme për shëndetin tonë. A i dini se cilat janë këto karbohidrate të mira dhe cilat janë dallimet në mes të tyre dhe karbohidrateve të këqija?

Karbohidratet e mira:

Kanë pak kalori;
Janë përplot vlera nutricionale;
Nuk kanë sheqer të tepruar;
Kanë shumë fibra;
Përmbajtje të ulët të sodiumit;
Përmbajtje të ulët të yndyrës;
Nuk përmbajnë yndyrna të shtuara.

Ato janë:

Perimet e të gjitha llojeve, frutat, tërshëra, orizi i kaftë, farat, arrat, kuinoa, farat kia, patatet, thjerrëzat, buka e thekrës, fasulet.

Karbohidratet e dëmshme:

Kanë shumë kalori;
Kanë pak vlera nutricionale;
Kanë sheqer të tepërt;
Janë të ulët në fibra;
Kanë nivel të lartë të sodiumit;
Përmbajtje të lartë të yndyrës;
Përmbajnë yndyrna të shtuara.

Ato janë: Pastat e bardha, orizi i bardhë, buka e bardhë, lëngjet e frutave, ëmbëlsirat, produktet e procesuara të misrit, produktet e procesuara të patateve etj./Unik Portal/