Highlight Të tjera

A doni të bëheni milioner?

Ja sekreti i atyre që tashmë e kanë mbërri këtë qëllim!

 

Të jesh i pasur është sot ëndërr e secilit njeri, megjithatë për ta arritur këtë ju duhet ti caktoni vetës disa qëllimet të qarta në jetë, dhe të ndiqni hapat që kanë ndjekur të tjerë para jush për të arritur milionat.

Sot Unik ju tregon se çfarë duhet të bëni që ta realizoni ëndrrën tuaj për tu bërë milioner.

  1. Përcaktoni qëllimin tuaj!

Qëllimi juaj padyshim që duhet të jetë I qartë dhe shumë specifik. Duhet t’ia bëni vetës të qartë se çfarë ju pëlqen të bëni dhe a është ajo puna me të cilën do të bëni shumë para.

  1. Përcaktoni planin tuaj;

Zakoni i planifikimit të qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata ndihmon në identifikimin e dobësive dhe detyrave kryesore në të cilat duhet të përqendrohemi.

  1. Mos u ndal!

Ju me siguri keni dëgjuar për inteligjencën emocionale. Aftësia për të mos i shtypur por për t’i menaxhuar emocionet tuaja.Me pak fjalë, aftësia për të shfaqur emocionet aty ku është e përshtatshme ndihmon në arritjen e suksesit. Përveç kësaj, emocionet e shtypura keqësojnë mirëqenien fizike.Prandaj, mos u tregoni të ndrojtur për të shfaqur ndjenjat dhe emocionet tuaja të vërteta, së paku për të shkuar më rrallë tek mjeku.

  1. Duaje atë që po bën!

Pasioni nuk mund të krijohet qëllimisht dhe nëse nuk jeni të dashuruar me punën tuaj, është e vështirë të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj saj.

  1. Menaxho kohën me mençuri;

Koha është një burim i vlefshëm dhe duhet t’i qasemi në një mënyrë të vetëdijshme, ashtu si shpenzimit të parave. Përdorimi i kohës me mençuri do të thotë gjithmonë të gjesh një mundësi për çlodhje dhe të mos hutoheni lehtësisht.

Thuajini jo thashethemeve, rrjeteve sociale, dëshirës për të bërë disa gjëra në të njëjtën kohë dhe pastaj të ndaleni në gjysmë të rrugës. Të gjitha këto gjëra konsumojnë kohën që më mirë do ta investonit në veten tuaj, ashtu si burimet e tjera.

 

  1. Vendosi vetës prioritete;

Është e pamundur të jesh i suksesshëm në çdo gjë!

Zakoni i prioritizimit është i dobishëm jo vetëm në punë, por edhe në aspekte të tjera të jetës. Nëse keni shumë gjëra për të bërë, mos u mundoni të bëni gjithçka menjëherë, përqendrohuni në një gjë.

 

  1. Mos i komplikoni gjërat, nuk është e nevojshme;

Shpesh vështirësitë në jetë nuk provokohen nga rrethanat e jashtme por nga vetja. Dikush e ndërlikon jetën përmes ndjenjës së fajit, të tjerëve nëpërmjet njerëzve të pakëndshëm me të cilët ata duhet të komunikojnë, të fundit përmes dëshirës për t’i kënaqur të gjithë. Mos I komplikoni gjërat, cdo gjë është e thjeshtë, vetëm gjej formen për ta zgjidhur.

8.Mos u ndiko nga fjalët e të tjerëve;

Vendi i një gruaje është në kuzhinë, burrat e vërtetë nuk qajnë, ne kemi nevojë për fëmijë që të kujdesen për ne kur të jemi të moshuar dhe të gjitha stereotipet e tjera jo vetëm që shtrembërojnë perceptimin tonë mbi realitetin, por na pengojnë gjithashtu të kemi një jetë të mirë, të arrijmë qëllimet tona dhe të jemi të lumtur.

dëshira për të qenë ndryshe nga të tjerët ndihmoi shumë miliarderë të bëhen ata që janë sot. Kur udhëhiqemi nga mendimi dhe stereotipet e dikujt tjetër, mund të jetë e vështirë të kalojmë përtej kufijve për të arritur sukses.