Highlight

A do të donit të kishit një ditë të mirë?

By Bleona Foniqi

October 30, 2017

A jeni duke pasur një ditë të mirë? Përse? Ose a jeni duke pasur një ditë të keqe? Përse? Po nesër, a do të dëshironit të kishit një ditë të mirë apo të keqe? Po ditën pas së nesërmes? Javën tjetër?

Kjo me siguri është një përgjigje mjaft e lehtë, sepse natyrisht që secili nga ne ka dëshirë të ketë një ditë sa më të mirë, çdo ditë.

Ne kemi një ditë të mirë kur jemi të lumtur dhe ne duam të jemi të lumtur çdo ditë. Kurrë nuk ekziston një ditë që nuk duam të jemi të lumtur. Por ju kujtohet pyetja pak më lart se përse jeni duke pasur një ditë të mirë, ose një ditë të keqe?

Mendja ynë shumë herë është si një balonë në ajër që fluturon nga të shkojë era. Pra kur gjërat po shkojnë mirë për ne, atëherë ne ndihemi të lumtur, por nëse diçka do të shkojë keq atëherë ndjenjat tona të lumturisë do të zbehen ngadalë.

Përderisa një listë arsyesh të ndryshme do të jenë shkak për lumturinë tonë atëherë ne nuk do të kemi një stabilitet në këtë lumturi. Ne nuk mund të kontrollojmë njerëzit apo situatat në të cilat gjendemi çdo ditë, prandaj lumturia jonë është në duart e të tjerëve, apo jo?

Pra nëse dëshironi që me të vërtetë të keni një ditë të mirë duhet të bëni këto dy gjëra:

Lumturia ynë nuk duhet të varet nga njerëzit e as nga situatat!

Krijoni një burim të paqes dhe një burim të lumturisë thellë në mendjen tuaj. Lumturia dhe jo-lumturia janë thjeshtë gjendje të mendjes të krijuara nga ne.