Highlight Shtëpi / Dekor

A dëshironi që shtëpia juaj të duket më e madhe?

shtëpia

Çdo njeri dëshiron që hapësira e shtëpisë së tyre të duket më e madhe. Por nëse nuk jeni edhe aq “fatlum” të jetoni në një shtëpi të madhe atëherë ju duhet të krijoni iluzionin se shtëpia juaj ka hapësirë të mjaftueshme.

1. Krijo një imazh përmes pasqyrës;

Vendos një pasqyrë të madhe në dhomë që të reflektojë një pikë të caktuar. Pasqyra po ashtu do të reflektojë dritë dhe hapësira juaj do të duket më e madhe dhe më e zdritur.

2. Lejo që drita të hyjë brenda;

Mbaj dritaret e hapura dhe investo në drita e lampa LED. Nëse nuk keni hapësira të errëta, dhoma juaj do të duket më e madhe dhe më mikpritëse.

3. Zgjidh divan më të lartë;

Nëse duhet të vendosni për mobiliet e juaja atëherë zgjidhni divanin tuaj me këmbë më të larta, pasi që drita do të depërtojë më lehtë dhe do të krijojë më shumë hapësirë.

4. Largo rrëmujën;

Mos lejo asnjëherë që dhomat e juaja të duken rrëmujë, sepse një hapësirë e mirëmbajtur do të duket shumë më e madhe dhe më mikpritëse.

5. Poziciono në këndet e duhura;

Nëse poziciononi mobiliet në këndet e duhura atëherë dhoma juaj do të duket më e madhe. Mobiliet e mëdha duhet të kenë mbështetje në mur.