Highlight Të tjera

A bëni pjesë në 1% të popullsisë që gjenetikisht janë në frekuenca më të larta me Universin?

frekuenca

A habiteni ndonjëherë se dietat, barnat, suplementet nuk funksionojnë tek ju siç duhet në krahasim me të tjerët?

A ndjeni se ju i bëni të gjitha “gjërat e duhura” për shëndetin tuaj, dhe prapë ndiheni se nuk jeni duke funksionuar më  së miri?

A kanë nevojë energjia, disponimi e sistemi juaj imunitar për një shtytje edhe nëse kujdeseni për vetën tuaj më shumë se të tjerët?

Nëse u përgjigjët me “PO” në pyetjet e mëparshme atëherë ka mundësi që ju bëni pjesë në 1% të popullsisë që gjenetikisht janë në frekuenca më të larta.

Personat e frekuencave më të larta përshkruhen si “Hipersensitiv, empatik, intuitiv, kreativ, perfeksionist dhe shumë kompleks.

Edhe pse njerëzit e tjerë tërhiqen nga këta njerëz me frekuenca të larta, ata shpesh ndihen të vetmuar dhe të vetëm në këtë botë.

Sidoqoftë ata vazhdojnë jetën e tyre në mënyrën e tyre unike. Njihen si “punëtorët e dritës” dhe thuhet se janë këtu për të përmbushur misionin e tyre, për ti ndihmuar planetit tonë dhe në përgjithësi njerëzimit të mbijetojë.


Zakonisht këta persona kanë këto atribute:

– Një dëshirë për të gjetur esencën e të jetuarit, shtëpinë e tyre “shpirtërore”, partnerin dhe miqësinë ideale.

– Një ndjenjë se engjëjt janë me ta.

– Një ndjenjë që ata nuk po arritin suksesin që kanë kapacitetin për të arritur.

– Ndryshime në emocione, disponim dhe nivele të energjisë.

– Ndjenja të “zgjimit” shpirtëror.

– Ëndrra reale;

– Një ndjenjë që koha po lëvizë shumë shpejtë.

– Besimi që aksidentet nuk ekzistojnë, çdo gjë ndodh për një arsye.