Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

9 Ushqimet që personat me diabet nuk duhet ti hanë

diabet
  1. Lëngje frutash;

Lëngjet e frutave të blera në dyqan janë plot me sheqer shtesë që do të shkaktojnë rritje të niveleve të glukozës në gjak. Pirja e këtyre llojeve të lëngjeve në baza të rregullta është provuar të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2. Më mirë është të hahet një copë frutash natyrale.

  1. Pije të gazuara;Pijet energjetike dhe të gazuara janë të tmerrshme për trupin tonë. Ato përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit dhe kalorive që i bëjnë njerëzit të trashen në një shkallë alarmuese. Ata që tashmë luftojnë me çështjet e peshës kanë më shumë gjasa të rrezikojnë zhvillimin e diabetit, nëse vazhdojnë të konsumojnë këto pije.

    3. Buka e bardhë;

Ka një thënie të vjetër që thotë, “Sa më e bardhë të jetë bukë, aq më shpejt do të vdisni”. Ndonëse kjo mund të jetë alarmante, për një person me diabet, ky lloj i bukës që përmban miell të bardhë dhe niseshte të rafinuara nuk bën shumë për ne, përveç kësaj, ngre nivelin e sheqerit në gjak. Karbohidratet e rafinuara janë më të mira për ti shmangur.

  1. Orizi i bardhë;

Ja një produkt tjetër i rafinuar që diabetikët duhet të shmangin. Studimet kanë treguar se nëse hani oriz të bardhë një herë në ditë, ju keni 27% më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin. Orizi i bardhë tretet lehtësisht nga trupat tanë dhe shkakton që nivelet e glukozës të rriten shpejt pasi të hahet.

  1. Patatet;

Patatja duhet të shmanget nga ata që vuajnë nga nivelet e sheqerit në gjak. Ky paralajmërim gjithashtu përfshin edhe patatet e skuqura.

  1. Ëmbëlsuesit artificial;

Taktikat e shkëlqyeshme të marketingut kanë shitur ëmbëlsuesit artificial si një alternativë e shëndetshme ndaj sheqerit. Ato nuk janë. Këto produkte të industrializuara na dëmtojnë më shumë sesa që na ndihmojnë duke zvogëluar ndjeshmërinë e insulinës. Ato gjithashtu tentojnë të ngadalësojnë metabolizmin tonë dhe aftësinë e djegies së kalorive.

7. Rrushi i thatë;

Rrushi i thatë është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëm që është i pasur me vitamina, antioksidantë dhe fibra. Por ato gjithashtu shkaktojnë ngritje të sheqerit në gjak dhe kjo është arsyeja pse njerëzit me diabet duhet të përpiqen t’i shmangin ato.

 

  1. Proshutat;

Proshutat e derrit ose mishit të kuq si ajo e viçit dhe qengjit janë të dëmshme për ata që kanë probleme me sheqerin në gjak. Ato përmbajnë yndyrna të ngopura dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

 

  1. Qumështi;

Produktet e qumështit janë gjithashtu të ngarkuara me yndyrna të ngopura – sidomos qumështi me yndyrë të plotë dhe çdo gjë që është etiketuar si një produkt qumështi me yndyrë të plotë. Këto lloje të produkteve të qumështit rritin nivelet e kolesterolit.