Highlight Lifestyle

8 zakone të mëngjesit që bëjnë njerëzit e organizuar

zakone të mëngjesit

Disa njerëz janë më shumë të organizuar. Ata gjithmonë arrijnë në kohë,  dhe  gjithmonë duket se e dinë se çfarë po bëjnë. Për pjesën tjetër edhe ngritja nga krevati dhe veshja janë  një betejë e vërtetë.

Unik Portal ju sjellë 8 mrekulli të njerëzve të organizuar mirë:

 

  1. Zgjohen 15 minuta më herët se të tjerët

Nëse jetoni me familje, zgjohuni 15 minuta para se pjesa tjetër e familjes suaj të  zgjohet. Kështu, ju nuk do të luftoni për hapësirën e banjës apo dushin, sepse ju do ti kryeni këto gjëra para anëtarëve të tjerë të familjes. Por, edhe nëse jetoni vetëm, të zgjoheni 15 minuta më parë do tua bëjë më të lehtë shumë çka rreth përgatitjes për të shkuar në shkollë,punë apo edhe angazhime të tjera që mund të keni.

  1. Mos e mbaj telefonin në dhomën e gjumit

Fay Wolf, autor i Rendit të Ri: thotë: “Unë rekomandoj mos mbajtjen e celularit në dhomën tuaj të gjumit kur shkoni në gjumë …” Me kaq mundësi në pajisjet tona mobile, është e rëndësishme ta lëmë atë jashtë dhomës së gjumit dhe të mos na vë në kurth një telefon i mençur duke na i vjedhë orët më të mira për gjumë cilësor.  Po ashtu nëse ju do të lini në dhomë telefonin tuaj, gjëja e parë që do të bëni në mëngjes është të merrni atë në dorë, prandaj mbajeni jashtë vendit ku flini. Në vend që menjëherë ta merrni në dorë telefonin, provoni disa ushtrime të frymëmarrjes për t’ju ndihmuar të lehtësoni zgjimin. Ju do të ndiheni më të lumtur dhe më të relaksuar, të gatshëm të zgjoheni nga shtrati dhe të filloni ditën tuaj.

  1. Ndajë 10 minuta për qejfin tënd

Në mëngjes, jepni vetes një kornizë të shkurtër kohe për të bërë diçka që vërtet dëshironi të bëni. Kjo mund të jetë vizatimi, leximi, dëgjimi i muzikës, ushtrime etj…Megjithatë, duhet të ketë një afat kohor. Lejoni vetëm pesë deri në dhjetë minuta këtë privilegj para se të vazhdoni me pjesën tjetër të mëngjesit tuaj.

  1. E nisin ditën njëjtë çdo ditë

Njerëzit e organizuar plotësojnë rutinën e tyre të mëngjesit në të njëjtën mënyrë çdo ditë. Sa më shumë që ata të përfundojnë rutinën e tyre në të njëjtën mënyrë, aq më lehtë do të jetë ngritja çdo mëngjes dhe mbajtja e ritmit.  Sa më shumë që të praktikoni kryerjen e një detyre, aq më pak do të duhet të mendoni për këtë. Ajo që dikur dukej si një sfidë së shpejti do të ndihet si diçka krejt e natyrshme për ju.

 

  1. Bëhu i vendosur për një zakon

Tentimi për të ndryshuar rutinën tuaj të plotë mund të çojë vetëm në më shumë stres. Megjithatë, vendosja e qëllimeve realiste do t’ju ndihmojë të arrini të gjitha gjërat që duhet të bëhen në rritje. Punoni në një zakon që dëshironi të ndryshoni, dhe sapo ta keni arritur atë, do të jeni gati të kaloni në një tjetër.  Pasi të keni krijuar një zakon, nuk do të keni nevojë të punoni në mbajtjen e tij, sepse për ju ajo tashmë është gjë e natyrshme. Njerëzit e organizuar mbajnë synime realiste për veten e tyre, në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në krye të gjërave pa u brengosur.

  1. Përgatitni ushqim në mbrëmje

Përgatitja e një vakti në mëngjes mund t’ju marrë shumë kohë. Është më e lehtë të përgatitësh ushqimin një natë më parë. Njerëzit e organizuar madje  përgatisin një sasi të madhe ushqimi për  tërë javën dhe e ruajnë atë në frigorifer, kështu që gjithçka që duhet të bëjnë është ngrohja e tij në mëngjes.

 

  1. Rregulloni shtëpinë tuaj në mëngjes

Nëse keni zakon të vendosni gjithçka në shtrat derisa jeni duke u përgatitur në mëngjes, mund të njihni ndjenjën e veçantë për të ardhur në shtëpi në një shtrat që nuk është gati për ju që të shtriheni në të.

Duke rregulluar shtëpinë tuaj para se të largoheni  ju ktheheni në shtëpi e çliruar nga mendimet se duhet të rregulloni çdo gjë që keni lënë rrëmujë në mëngjes.

  1. Kryeni detyrat e vështira që në mëngjes

Në vend që të largohen nga një detyrë e frikshme, njerëzit e organizuar kryejnë detyrat e vështira së pari. Kjo i bën ata të jenë më produktiv në pjesën tjetër të ditës, pa e pasur ngarkesën e një detyre të vështirë që kanë për ti dhënë fund brenda ditës. /Unik Portal/