Highlight Storie Inspirimi

8 thënie të urta nga Morgan Freeman për t’iu inspiruar

Morgan Freeman

Ylli i shumë filmave të njohur, ndër ta “The Shawshank Redemption” dhe “Million Dollar Baby” u rrit në një familje të varfër me 5 fëmijë.

Një aktor, producent, dhe një narrator, Morgan Freeman mori pjesë në shumë filma dhe fitoj çmime të shumta.

Ja ku janë 8 thëniet më të mira nga Morgan Freeman për t’iu inspiruar që të vazhdoni më tej:

1. “Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar, është të heqësh dorë.”

2. “Derisa ndihesh si një viktimë, atëherë do të jesh një.”

3. “Falja liron shpirtin, largon frikën.”

4. “Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi.”

5. “Njëherë dëgjova një njeri të mençur duke thënë se nuk ka njeri perfekt. Vetëm qëllime perfekte.”

6. “Nëse dëshiron të shohësh një mrekulli, bëhu ajo.”

7. “Sfidoje vetën, është mënyra e vetme që të bën të zhvillohesh.”

8. “Kurrë mos lejo krenarinë të jetë principi juaj drejtues. Lejo që arritjet e tua të flasin për ty.”