Highlight Storie Inspirimi Të tjera

8 thënie nga Marilyn Monroe për t’ju inspiruar që të shkëlqeni në jetë

Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, e lindur si Norma Jean Mortensen në Los Angeles, Kaliforni më 1 Qershor 1926, u bë një ndër yjet më të mëdhenj të filmit dhe ikonë e pop kulturës në shekullin e 20-të.

Monroe vuajti mjaft në fëmijërinë e saj. Ajo ishte vajzë e një nënë të vetme me probleme mendore dhe kaloj nëpër 12 jetimore dhe prindër birësues pasi që nëna e saj u shtrua shumë herë në institucione psikiatrike. Ajo u sulmua seksualisht nga disa prej prindërve birësues dhe më pas tregoj që e kishin përdhunuar në moshën 11 vjeçare. Martesa e saj e parë në moshën 16 vjeçare lejoi që ajo të ikte nga jetimorja, mirëpo nuk zgjati shumë.

Marilyn Monroe kishte një jetë shumë të vështirë mirëpo forca dhe optimizmi i saj ishin inspirues. Ajo mori pjesë në 29 filma dhe u bë një yll kinemaje.

Ja ku janë 8 thënie të saj për t’iu inspiruar që të zbuloni potencialin tuaj pa marrur parasysh rrethanat në jetën tuaj.

1. “Vazhdo të buzëqeshësh. Është një gjë e bukur dhe ka shumë gjëra për t’iu buzëqeshur.”

2. “Nëse do të ndiqja të gjitha rregullat, kurrë nuk do të arrija atë që doja.”

3. “Vetëm pse ke dështuar një herë nuk do të thotë që do të dështosh në çdo gjë.”

4. “Të gjithë jemi yje, dhe e meritojmë të shkëlqejmë.”

5. “Karriera është e mrekullueshme, por nuk mund ta përqafosh në një natë të ftohtë.”

6. “Një gruaje nuk i nevojitet dikush që nuk i nevojitet ajo.”

7. “Ndonjëherë gjërat e mira shkatërrohen, për t’iu lënë vend gjërave edhe më të mira.”

8. “Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është e parëndësishme. Mirëpo pendimet janë reale.”