Highlight Storie Inspirimi

8 thënie nga i madhi Charles Bukowski

thënie

Charles Bukowski ishte një autor e poet i njohur për shkrimet e tij realistike që ironizonin me jetën dhe kulturën përreth tij.

Bukowski u rrit në një familje abuzive. Babai i tij përdorte dhunë fizike ndaj tij tre herë në javë, e kjo e bëri atë në një fëmijë që vuante ka dhimbja e depresioni.

Bukowski më vonë tha se këto i ndihmuan si inspirim për shkrimet e tij.

Rrëfimet e tij trajtonin tema si lidhjet, alkooli, dhe jetët e varfra të amerikanëve, punën dhe artin e të shkruarit.

Ai shkroi një numër të madh të poemave dhe storjeve të shkurta e gjashtë novela.

Ja ku janë 8 thënie nga një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

“Disa njerëz kurrë nuk sillen si të çmendur. Çfarë jete të mërzitshme kanë.”

“Problemi me këtë botë është se njerëzit inteligjent janë përplot dyshime, e budallenjtë përplot vetëbesim.”

“Çfarë ka më së shumti rëndësi, është aftësia juaj për të ecur përtej zjarrit.”

“Ndonjëherë, zgjohesh nga gjumi, e mendon se nuk mund t’ia dalësh, pastaj qesh përbrenda – kujton se sa herë të tjera je ndjerë në këtë mënyrë.”

“E tmerrshme nuk është vdekja, por jeta që disa jetojnë.”

“Duhet të vdesësh disa herë, para se të jetosh në të vërtetë.”

“Ne nuk po kërkojmë lumturi, vetëm më pak dhimbje.”

“Nëse ke aftësinë të dashurosh, duaje veten së pari.”