Highlight Të tjera

8 thënie inspiruese nga Jay –Z për Jetën dhe Suksesin

thënie

I lindur si Shawn Corey Carter, Jay-Z arriti të tejkalonte një fëmijëri të vështirë duke u rritur në Brooklyn. Për fat të mirë, muzika e shpëtoi nga jeta e tmerrshme.

Ai u paraqit së pari në MTV 1989. Ai filloi studion e tij muzikore Roc-A-Fella Records, e për të bërë këtë, shiste albume nga vetura e tij. Si një investitor i mençur, arriti qëllimin e tij. Kështu ai krijoi edhe linjën e tij të modës, investoi në biznese të ndryshme dhe u martua me këngëtaren Beyonce.

Unik Portal ju sjellë 8 thëniet më inspiruese nga Jay-Z për jetën e suksesin…

“Nuk frikësohem nga vdekja, frikësohem të mos provoj.”

“E gjitha çfarë kam janë ëndrrat. Askush tjetër nuk beson. Askush tjetër nuk e sheh. Askush pos meje.”

“Unë besoj që gjërat që i flet mund të kthehen në realitet.”

“Më e mira e të sotmes, të jetë më e keqja e të nesërmes!”

“Çdokush ka nevojë për një shans.”

“Vetëm Zoti  mund të më gjykojë, prandaj ose më doni ose më lini të qetë.”

“Ata flasin. Ne jetojmë. Kujt i intereson se çfarë thonë?”

“Paraja dhe fuqia nuk ju ndryshojnë. Thjesht ekspozojnë atë që jeni në të vërtetë.”