Highlight Të tjera

8 teknika të relaksimit që duhet ti provoni

teknika

Sipas studimeve rreth 63.1% e njerëzve kanë probleme për të bërë një gjumë të qetë e efektiv. Më poshtë do të gjeni 10 teknika të relaksimit për t’ju ndihmuar me gjumin tuaj.

1. Përgatiteni dhomën tuaj; Kontrolloni temperaturën e dhomës, krijoni një hapësirë qetësie pa elektronikë, bleni një shtrat të rehatshëm.

2. Mbajeni një ditar afër; Mos u brengosni për detyrat që ju presin nesër, kështu mbajini ato në një ditar në vend të mendjes tuaj.

3. Relaksoni muskujt; Provoni disa teknika te relaksimit të muskujve.

4. Meditoni; Provoni tinguj si tingujt e valëve të detit për t’iu ndihmuar të relaksoheni.

5. Provojeni metodën 4-7-8 të frymëmarrjes; Merrni frymë për 4 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda dhe lëshojeni frymën për 8 sekonda.

6. Imagjoni; Fokusohuni në një imazh të bukur që ju e shihni si relaksim. Koncentrohuni në këtë imazh, qoftë një ditë në plazh apo një natë me shumë yje. Gjejeni atë që ju duket relaksuese.

7. Shtrati është për të fjetur; Kujtojeni që shtrati nuk është për tu shtrirë që të rrini zgjuar.

8. Mos hani para se të flini; Mund të pini ndonjë çaj si kamomil, livando apo mint.