Highlight Të tjera

8 shenja që tregojnë se keni të bëni me një psikopat?

psikopat

Sipas të dhënave që ofrojnë psikologët, 1% deri në 4% e gjithë popullsisë së Tokës janë psikopatë. Dhe tendencat psikopatike në një person mund të fshihen dhe mund të jetë e vështirë t’i zbulosh ato.

Psikopat do të thotë një person që vuan nga kjo sëmundje kronike mentale dhe me sjellje abnormale e shpesh të dhunshme.

Unik Portal ju sjellë disa shenja që tregojnë se keni të bëni me një psikopat.

1. Ata nuk kanë emocione;

Sipas psikologut Scott Bonn, psikopatët nuk mund të ndjejnë trishtim. Ata thjesht imitojnë atë. Prandaj nëse zbulojnë se dikush ndihet i trishtuar, ata thonë ndonjë gjë për t’iu bërë të ndheni mirë apo ju përqafojnë. Mirëpo kjo nul vërehet në fytyrën apo sytë e tyre.

2. Ata flenë shumë pak;

Studimet tregojnë se shumë psikopat flejnë shumë më pak se njerëzit e zakonshyëm. Ata zakonisht flenë 4 deri në 6 orë cdo natë.

3. Ata ju bëjnë të ndiheni keq dhe fajtor;

Psikopatët kurrë nuk e pranojnë fajin e tyre. Ata ju bëjnë që jut ë ndiheni fajtor dhe ju provokojnë.

4. Atyre u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes;

Sikur aktorët, ata veshin një maskë që i bën të duken të shoqërueshëm dhe të bëjnë që të tjerët t’u besojnë. Kjo për shkak se duan t’iu manipulojnë në të ardhmën.

5. Janë të fokusuar në vetën e tyre;

Ata do t’iu shkelin për të mirën e tyre në cfarëdo situate.

6. Gënjejnë gjatë gjithë kohës;

Ata manipulojnë të tjerët për të arritur atë që duan.

7. Janë të papërgjegjshëm;

Psikopatët kurrë nuk vërejnë se cfarë nuk është në rregull me sjelljen e tyre.

8. Ata thejnë rregullat shumë shpesh;

Kjo është një ndër trajtat më të shquara të psikopatëve. Ata janë shumë narcistik dhe mendojnë se rregullat  nuk janë bërë për ta.