Highlight Storie Inspirimi Të tjera

8 Mënyra për të larguar stresin para provimeve

stresin para provimeve

Çdo semestër, provimet mund të ju stresojnë pa masë. Por gjithmonë ka një mënyr ëpër të larguar gjithë atë stres. Prandaj shikoni më poshtë një listë të mënyrave se si të ndiheni më të qetë para provimeve.

1. Bëni një gjumë të mirë;

Sipas studimeve personat që flenë më gjatë tregojnë rezultate më të mira në provime.

2. Ushtroni dhe meditoni;

Largojeni stresin me meditim dhe stërvitje. 15 deri në 30 minuta janë të mjaftueshme për të larguar stresin ditor.

3. Mbajeni pamjen e pastër;

Organizojeni dhomën tuaj.

4. Hani më pak dhe më shpesh;

Pjatat e mbushura plot përdorin oksigjenin për të ndihmuar tretjen kështu duke pamundësuar oksigjenin e duhur në tru për të qëndruar të fokusuar.

5. Pini sa më shumë ujë;

Uji hidraton trurin duke ngritur koncentrimin dhe duke eleminuar toksinat.

6. Merrni sa më shumë vitamina;

 Vitamina B, D, E janë shumë të rëndëshishme për të larguar stresin.

7. Dëgjoni muzikë të qetë gjatë mësimit;

Kjo do t’iu ndihmojë të ndiheni më të relaksuar.

8. Bëni një masazhë;

Masazhimi do të relaksojë muskujt tuaj, poashtu rregullon qarkullimin e gjakut dhe kështu duke ndikuar pozitivisht në mendjen tuaj./UnikPortal/