Highlight Modë & Bukuri

8 këshilla bukurie për çdo grua

këshilla

Jetojmë në një botë ku  industria e produkteve të bukurisë konsiderohet si më profitabilja dhe më e kërkuara, por edhe më tej jemi në kërkim të  shumë përgjigjeve dhe këshillave rreth bukurisë.

Unik Portal ju sjell 10 këshilla bukurie për çdo grua.

1.A keni mbërri në moshën kur thinjat e para kanë  filluar të shfaqen? Atëherë është koha për ndonjë ngjyrë flokësh të përzier që nuk lë të shihen shumë thinjat, bile as në rrënjë. Sot ka shumë metoda të disa që nga shatiri e deri të ombret, me nuanca nga më të ndryshmet, por ato që ngjasojnë me të hirtën dhe arin janë më të kërkuarat.

2.Nëse bartni syzë atëherë këshilla jonë është që të mbani syzë me korniza që kanë nuancat e nudes, pra ngjyrë lëkurë.

  1. Vathët janë aksesoret më të veçantë tek një femër. Prandaj, asnjëherë mos i lini anash. Shikoni për vathë më shkëlqim, të mëdhenj dhe me gurë. Janë ideal për femra që duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe të shfaqen plot stil.

4.Vish gjërat që të rrinë bukur dhe mos e preokupo vetën mbi atë se çfarë është trendy. Sigurisht duhet shikuar edhe kjo pjesë, por asnjëherë pa e tejkaluar stilin tuaj.

  1. Xhinset e zeza janë për këdo. Ato janë ideale për çdo femër, dhe japin një imazh shumë urban. Të kombinuar me një bluzë të thjeshtë dhe xhaketë, çizme të zeza të gjata, bëjnë veshjen ideale për një shëtitje në qytet.
  2. Mos rrini pa një çantë shpine. Kjo është zgjidhja ideale për shumë veshje dhe është tepër praktike.
  3. Gjeni sytjenat tuaj të re të përsosur. Të gjeni sytjenat që ju bëjnë rehat është fat i madh, prandaj edhe kjo këshillë është e domosdoshme që ju të ndjeheni dhe të paraqiteni rehat. Thjeshtë kërkoni sytjenat që i përgjigjen madhësisë së gjinjve tuaj, çdo gjë e ngushtë dhe më e madhe nuk do t’ju bëj të ndiheni rehat.
  4. Buzëkuqi është i pazëvendësueshëm. Edhe nëse nuk jeni nga ato që buzëqeshni, e kuqja do të hapë fytyrën tuaj dhe do ta bëjë të shndërrisë.