Highlight Të tjera

7 thënie të mençura nga LeBron James

7 thënie të mençura nga LeBron James

Një nga legjendaat e NBA, LeBron James ka fituar famë internacionale përmes talentit të tij të mrekullueshëm.

James lindi më 1984 nga një nënë 16 vjeçare që kishte probleme në rritjen e tij si një nënë e re dhe e vetme. Nëna e tij vendosi që më së miri ishte të jepte të birin për të jetuar me një familje të një trajneri futbolli, I cili edhe e takoi James-in me sportin e basketit më vonë.

Pasi u bë një superstar, James ndërtoi fondacionin me nënën e tij për t’iu ndihmuar fëmijëve me prindër të vetëm.

Ja ku janë 7 thënie të tij për t’iu motivuar që të përkushtoheni më shumë.

“Asgjë nuk vjen para hundës tënde, duhet të punoni për të.”

“Ndonjëherë edhe përpjekja juaj më e madhe nuk është e mjaftueshme.”

“Mos u frikësoni nga dështimi, është mënyra e vetme drejt suksesit.”

“Më pëlqejnë kritikat. Më bëjnë më të fortë.”

“Ka shumë presion mbi mua, por unë kurrë nuk vendos presion mbi veten.”

“Mendoj që personi që jam sot është për shkak të kohërave të vështira që kalova kur isha më i ri.”

“Çdo natë në fushë, jap më të mirën time dhe nëse nuk jap 100% atëherë kritikoj vetveten.”