Highlight Të tjera

7 thënie të Drake që ju inspirojnë për të përmirësuar veten

thënie

Drake filloi karrierën e tij si aktor në shfaqjen televizive Degrassi: The Next Generation. Mirëpo u bë një ndër reperët më të suksesshëm në botë.

Fëmijëria e tij nuk ishte aq e lumtur sic e kemi paramenduar. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm 5 vjeçar, dhe babai i tij u arrestua për shitje e përdorim të drogës. Ai po ashtu u ngacmua nga të tjerët për shkak të ngjyrës së trupit dhe faktit se ishte hebre.

Mirëpo perspektiva e tij ka ndryshuar shumë qysh nga ajo kohë.

Pasi nënshkroi kontratë me produksionin ‘Young Money Entertainment’, ai lansoi albumin e tij që u bë një sukses shumë i madh.

Ai vazhdoi të rritej si artist dhe të dominonte në të gjitha listat.

Ja ku janë 7 thënie nga reperi i njohur Drake:

“Jeta gjithmonë do të ndryshojë, ju duhet ti përshtateni.”

“Një qëllim është thjesht një ëndërr me një afat të caktuar.”

“Kur ktheni kokën anash dhe errësira është gjithçka që shihni, shpresa dhe përkushtimi do t’iu nxjerrin nga aty.”

“Xhelozia është dashuri dhe inat në të njëjtën kohë.”

“Kam lindur të bëj gabime, jo të shtirem.”

“Ndonjëherë është udhëtimi që të mëson më shumë se sa destinacioni.”

“Nëse mendon se do të jem i qetë, para se të vdes, vazhdo të ëndërrosh.”

7 thënie të Drake që ju inspirojnë për të përmirësuar veten