Highlight Të tjera

7 thënie nga Henry Ford, për t’iu bërë të kuptoni se ju mund të arrini çdo gjë

Henry Ford

Henry Ford, një ndër personat më me famë në Amerikë, krijues i modelit të veturave Ford dhe themelues i kompanisë Ford Motor.

Ford kurrë nuk shihte vetën duke punuar për femrën e familjës së tij, kështu filloi  udhëtimin e tij si një mekanik në Detroid. Për shkak të pasionit që kishte për punën e tij shpejt u bë inxhinier në kompaninë Edison Illuminating. Pas ngritjes në detyrë ai kishte mjaft para për tu fokusuar në eksperimentet e tija.

Dhe kështu në 1903, Henry Ford themeloi kompaninë e tij Ford Motor. Kjo çoj në shitjen e miliona veturave Ford dhe e bëri atë një ndër kompanitë më të njohura anë e mbarë botës.

Disa nga thëniet më të njohura të Henry Ford janë:

“Nëse mendon se mundësh, ose nuk mundesh- ke të drejtë!”

“Çdokush që ndalon së mësuari është i moshuar, qoftë 20 apo 80. Çdokush që mëson është përgjithmonë i ri.”

“Mos kërko fajin, kërko ilaçin. Çdokush mund të ankohet.”

“Gabimi i vetëm është ai prej të cilit nuk kemi mësuar asgjë.”

“Puna më e vështirë është të mendosh, prandaj shumë pak e bëjnë atë.”

“Vizioni pa punë është thjesht një halucinacion.”

“Nuk ka një njeri në këtë botë që nuk është i aftë të bëjë më shumë se sa që mendon se mund të bëjë. “