Highlight

7 thënie nga Estée Lauder mbi bukurinë, punën dhe suksesin…

By Edone Podvorica

February 12, 2019

Një nga sipërmarrëset më të pasura dhe më të suksesshme në Amerikë, Estée Lauder është themeluesja e kompanisë Estée Lauder Inc.

Estée ishte fëmija i nëntë i një familjeje hebreje hungareze dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej aq e mrekullueshme sa nëna e saj dhe e aftë si babai i saj, i cili kishte një dyqan.

Duke ndihmuar babanë e saj përreth dyqanit, Estée kuptoi botën e shitjes me pakicë dhe sipërmarrjes në një moshë të re.

Ajo u bë e pasionuar për produktet e bukurisë pasi xhaxhai i saj, John Schotz, erdhi të jetonte me ta dhe krijoi një laborator ku prodhonte kremra, dhe parfume duke përdorur përbërës natyralë. Estée filloi duke shitur produktet e xhaxhait të saj për shoqet e klasës dhe sallonet e bukurisë.

Dyshja e biznesit menjëherë e gjeti veten duke zhvilluar formula të reja dhe duke prodhuar produkte të bukurisë në kuzhinë. Ajo e kuptoi se gratë kanë pak kohë për kujdesin e lëkurës, kështu që ajo ndoqi konceptin ‘të shpejtë dhe efektiv’. Duke përdorur përbërës të cilësisë dhe strategjitë e marketingut të mençur, Lauder u bë kandidatja e përsosur për sukses fenomenal.

Në vitin 1946, me ndihmën e burrit të saj, Estée përfundimisht themeloi Estee Lauder Inc. – një nga kompanitë kryesore kozmetike në botë.

Këtu janë 7 thënie nga Estée Lauder për bukurinë, punën e vështirë dhe suksesin.

“Unë nuk kam arritur atje duke dëshiruar për të ose duke shpresuar për të, por duke punuar për të.”

“Besoni instinktet tuaja: reagimi im i parë është pothuajse pa ndryshim i drejtë.”

“Besimi ushqen bukurinë.”

“Nuk ka gra të thjeshta, vetëm gra të pakujdesshme.”

  “Kur mendova se nuk mund të vazhdoja, e detyrova veten të vazhdoja. Suksesi im është i bazuar në këmbënguljen, jo në fat.”

  “Bëhu i fortë. Ki besim. Bëhu yll i jetës tënde.”

“Bukuria është një qëndrim, nuk ka sekret.”