Highlight Storie Inspirimi

7 rregulla të Ligjit të Tërheqjes

Ligji i tërheqjës

Tashmë me siguri keni njohuri mbi Ligjin e Tërheqjës, ose të paktën keni dëgjuar mjaftueshëm për të.

Mirëpo, me siguri nuk e keni ditur se ekzistojnë 7 rregulla të Ligjit të Tërheqjes ose 7 ligje të cilave duhet ti përmbahemi që tërheqja e asaj që duam, të funksionojë në të vërtetë.

Unik Portaj ju sjellë 7 rregulla të Ligjit të Tërheqjes:

1. Relaksohuni;

Merrni frymë thellë, meditoni. Natyra po ashtu mund të krijojë një ambient të qetë e relaksues për mendjen tuaj.

Krijoni një hapësirë të qetë për ju, dhe mësoni se cfarë ju bën të ndiheni më të qetë.

2. Vizualizoni;

Vizualizoni atë që doni. Shihni para jush atë që dëshironi të keni. Bëhuni më specifik. Dhe pastaj vizualizojeni atë, shihni atë që doni me sytë e juaj.

3. Ndihuni mirë;

Ndjehuni mirë. Ndjehuni sikur ju tashmë e keni atë që dëshironi. Dhe silluni në këtë mënyrë. Silluni sikur ju tashmë keni arritur qëllimin tuaj.

4.  Besoni;

Nëse besoni se do të ndodhë, atëherë do të ndodhë. Ju duhet ta besoni këtë me gjithë zemër. Besoni se gjëra të mira do të vijnë për ju, se ato gjëra të mira kanë ardhur për ju.

5. Veproni;

Veproni në valë të njejta me mundësitë dhe ndryshimet që ju çojnë më afër asaj që dëshironi të arrini. Mos lejoni që mundësitë e reja të ju ikin nga duart. Mos lejoni që ndryshimet t’ju frikësojnë.

6. Jini mirënjohës;

Jeni mirënjohës për gjërat që keni, dhe ndjehuni të bekuar nga ato. Pa pasur mirënjohje për cdo gjë tuajën, nuk mund të keni më shumë.

7. Pranoni;

Pranojeni atë që është e juaja, mos e largoni!

Lëreni Ligjin e Tërheqjes të bëjë punën e vet. E juaja është të ndiqni rregullat e këtij Ligji nëse dëshironi të arrini qëllimin tuaj.