Highlight Storie Inspirimi

7 mënyra për të kthyer ndjenjën pozitive

mënyra

Ide për të rikthyer ndjenjën pozitive? Ky është artikulli i duhur për ju.

Ka disa njerëz që kanë vështirësi për të kthyer ndjenjën pozitive. Dhe, disa persona mund të kenë luhatje emocionale edhe kur ndërrojnë stinet. Këto simptoma njihen si ankthe sezonale,dhe ato janë të intensifikuara gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Tranzicioni nga pranvera në fund të verës dhe vjeshtës është një periudhë ku ditët bëhen më të shkurtra dhe më pak “të ndritshme” dhe çdo gjë errësohet më herët. Temperaturat bien ndërsa ne priremi të rrijmë më shumë në ambiente të mbyllura. Emocionet janë një pjesë integrale e jona dhe ndërveprim i përditshëm. Pa marrë parasysh se çfarë ndjejmë kjo ndikon tek ne dhe në qëllimet tona, qofshin ato profesionale, personale, ndër-personale etj.

Përmes këtij artikulli UniK Portal ju sjellë 7 mënyra që do t’ju ndihmojnë të ktheni ndjenjën pozitive tek vetja.

1. Pyesni veten:Çfarë ndiej unë? Çfarë po ndodhë që më bën të ndihem në këtë mënyrë? Si ka ndikuar kjo ndjesi specifike në sjelljen time në të kaluarën? A ka ndonjë gjë në lidhje me atë sjellje që unë do të dëshiroja të ndryshoja? Vizualizoni zgjidhjet. Vlerësoni disa mënyra që mund të sjellni atë “ndryshim” në situatën tuaj aktuale të jetës.

2. Identifikoni disa aktivitete të shëndetshme:
Përcaktoni disa aktivitete të shëndetshme që e dini se do t’ju relaksojnë. Kur jeni në ditet e juaja me të këqija, pa motivim dhe po përjetoni momente ankthi më së miri është të bëni një shëtitje në natyrë. E gjithë kjo mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë, m të relaksuar dhe më të motivuar për synimet e juaja. Të bëhesh i vetëdijshëm për këto sjellje dhe nxitësit e tyre është një hap i parë drejt përpjekjes për t’i rregulluar ato.

3. Meditoni më shumë:
Vendosni një synim të arritshëm që është kuptimplotë për ju, pavarësisht sa i vogël është ai. Thjeshtë qojeni deri në fund. Përsëriteni këtë hap çdo ditë.

4. Dëgjo muzikë:
Muzika është një ndër sekretët e qetësisë shpirtërore. A jeni të lodhur, të mërzitur, po përjetoni ankth? Atëherë zgjidhë kënget e tua të preferuara dhe dëgjoj ato. Ritmi i preferuar do t’ju çlodhë plotësisht.

5. Ushtrime:
Ushtroni çdo ditë. Nuk ka rëndësi si dhe ku ushtroni. E rëndësishme është që çdo ditë të ndani disa minuta për të ushtruar, dhe për të vënë në funksion muskujt tuaj. Kombino stërvitje me muzikë.

6. Jini në dispozicion të të tjerëve kur kanë nevojë për ju:
Kjo do të ndihmojë në zgjerimin e bazës së informacionit tuaj dhe ndjeshmërisë. Duke e bërë veten të vlefshëm për të tjerët që po përjetojnë një sezonë të ndjeshme dhe me ankthe.

7. Bisedoni me miq të ngushtë që janë pjesë e sistemit tuaj mbështetës:
Nëse jeni të vetëdijshëm se po ndodhë një situatë që mund të të lërë të ndiheni negativisht, kjo mund t’ju japë disa reagime të nevojshme për ta kthyer atë. Plus socializimi mund të ketë shpërblime të veta. Praktiko gjithçka në mënyrë të thjeshtë, sepse shpejtë do t’ju gëzoheni ndryshimeve pozitive.