Dashuria Highlight

7 gjëra që njeriu do ti bëjë vetëm nëse ai me të vërtetë ju do

njeriu

Janë 7 gjëra që njeriu do ti bëjë vetëm nëse ai me të vërtetë ju do. Në mesin e shumë llojeve të marrëdhënieve që kemi sot është e lehtë të hutohemi. Dhe kështu harrojmë tiparet, që me të vërtetë shtojnë vlerën në një marrëdhënie.

Kur dikush me të vërtetë kujdeset për ju dhe ju do, ai nuk do të pres asgjë nga marrëdhënia me ju, përveç dashurisë.

Kur më në fund takoni një person i cili është në gjendje të dashurojë deri në vetëmohim, ti e kupton se vërtet nuk ka dashuri si kjo.

Ja çfarë do të bëjë ai për ju nëse vërtetë ju do:

Asnjëherë nuk ju shtynë të bëni gjëra që nuk dëshironi!
Dikush që ju do me të vërtetë do t’i  respektojë gjithmonë vendimet tuaja. Ai nuk do t’ju shtyjë të bëni gjëra që nuk janë për ju. Gjëra që mund t’ju dëmtojnë ose për të cilat ju nuk ndiheni mirë.

Ai do t’ju dëgjojë me kujdes;
Ky person nuk do të pretendojë vetëm të dëgjojë, por do të dëgjojë vërtetë. Ai do të kuptojë atë që thoni, atë që mendoni dhe jep përgjigje për çdo gjë.

Ky person do t’ju japë hapësirë ​​për ju që të zhvilloni veten si person
Ai do të jetë aq i kujdesshëm sa nuk do të ndërhyj në fushën tuaj dhe as  nuk do të pengojë zhvillimin tuaj. Prandaj është fat i madh ta keni afër një person të tillë.

Ai do t’ju përqafojë gjatë gjithë kohës për të dëshmuar dashurinë e tij
Kontakti fizik shkon në një nivel tjetër dhe megjithëse privatësia është ende e rëndësishme, shpesh ai do të dëshirojë t’ju përqafojë vetëm për t’ju kujtuar se sa shumë ju do dhe sa i rëndësishëm jeni për të.

Do t’ju shkruajë për t’ju treguar sa i mungoni
Do të jetë i gatshëm në çdo kohë t’ju tregojë se ju i mungoni dhe këtë do t’ua thotë përmes mesazheve që do t’ju dërgojë  në çdo kohë.

T’ju ndihmojë në çdo gjë të mundshme.
Ai do të jetë gjithmonë aty  për t’ju mbështetur me çdo lloj krize, qoftë materiale, emocionale apo fizike. Ai kurrë nuk do të zgjedhë të të lërë vetëm kur nuk jeni në situatë të  përshtatshme.

Do t’ju dojë ashtu siç jeni.
Kur dikush ju pranon ashtu si jeni, me virtytet dhe defektet dhe nuk kërkon që të ndryshoni ose të bëni gjërat që nuk doni të bëni, atëherë keni qëlluar në dashurinë e vërtetë.Dhe, padyshim se jeni një person i bekuar në dashuri.