Highlight Meditimi

7 Chakrat tona, mëso kuptimin e secilës

chakrat

Janë 7 chakra ose qendra energjie që lokalizohen në vendndodhjen e pleksuseve nervore qendrore. Çdo chakra është një qendër energjie.

Në sistemin tonë subtil ndodhën 7 chakra kryesore të cilat lidhen me fazat e evolucionit. Kur ato zgjohen pas realizimit, fillojnë të transmetojnë vibrime, duke shprehur cilësitë unike hyjnore brenda nesh.

Unik Portal ju sjell kuptimin e gjithë secilës nga Chakrat tona:

1.Root Chakra;

Mban ngjyrë të kuqe dhe gjendet në fundshpinë. Kjo chakra na lidh ne me tokën dhe ka të bëjë me sigurinë dhe besimin që kemi në vetvete.

2.Sacral Chakra;

Gjendet ne ije dhe ka ngjyrën portokalli. Lidhet me ndjenjat (romantike dhe jo-romantike), bashkëveprimin dhe kreativitetin.

3.Solar plexus Chakra;

Ka ngjyrë të verdhë dhe është e vendosur në zonën e stomakut. Drejton qëllimet tona, dëshirat, aftësitë si dhe vetëvlerësimin dhe fuqinë që kemi.

4.Heart Chakra;

Është me vendndodhje në qendër të kraharorit dhe mban ngjyrën jeshile. Ka të bëje me dhembshurinë, dashurinë, faljen, por gjithashtu edhe me pranimin e vetvetes.

5.Throat Chakra;

Është e kaltër dhe nga vetë emri kupton qe ndodhet ne zonën e fytit. Lidhet me komunikimin, të drejtën për të folur dhe për të shprehur vetveten.

6.Third Eye Chakra;

Gjendet në ballë, midis syve dhe ka ngjyrën blu të errët. Kjo chakra është intuita, mprehtësia, imagjinata dhe aftësia për të menduar e parë jashtë kornizave.

7.Crown Chakra;

Mban ngjyrën vjollce dhe gjendet sipër ballit, në majë të kokës. Ka të bëjë me ndërgjegjen dhe lidhjen tonë me spiritualitetin.

Secila nga chakrat rrotullohet në një shpejtësi të caktuar, e cila vjen duke u rritur nga e para tek e fundit. Gjithsesi ato ndryshojnë nga njëra tjetra në varësi të zhvillimit vetjak, gjendjes fizike, nivelit të energjisë ose stresit. Në qoftë se ndonjëra nga chakrat nuk është në balancën e saj normale, atëhere krijohen probleme, pasi siç është thënë dhe më sipër, chakra lidhet me organe të ndryshme në nivele të ndryshme.
Një balancë konstante mes chakrave është ajo që do ndihmonte në një mirëqënie fizike dhe emocionale.