Highlight Kura natyrale

7 bimët që ulin sheqerin në gjak

Kur themi se dikush ka nivel të lartë të sheqerit në gjak, menjëherë mendojmë se ata kanë diabet.

Kjo gjendje, e njohur si hyperglycemia, nuk është unike për diabetikët. Çdokush mund të ndiejë efektet e nivelit të lartë të  sheqerit në gjak, sidomos pas një vaktë të madh ose konsumimit të një sasie të madhe të sheqerit.

Niveli i rritur i sheqerit në gjak konsiderohet normal nëse është i përkohshëm, por nëse nivelet e glukozës në gjak mbeten të larta për shumë orë, zakonisht tregojnë për zhvillimin e diabetit.

Këto ditë, shumë njerëz hanë sasi shumë më të larta të ushqimeve të përpunuara dhe artificiale. Ky ndryshim negativ në zakonet e ngrënies po çon drejtpërdrejt në një incidencë më të lartë të njerëzve me sheqer të lartë në të gjithë botën.

Por, si mund të parandaloni këtë?

Unik Portal ju njeh me 7  bimë natyrale që mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak:

-Kanella

-Shafrani i Indisë

-Piperi djegës

-Koriandër

-Xhenxhefili

-Majdanozi

-Rozëmarina