Highlight Meditimi

7 arsye pse studentët duhet të meditojnë!

student

A duhet të meditojnë studentët? Po, gjithsesi!

Preferohet që studentët të meditojnë të paktën një ose dy herë në ditë, dhe për pak ditë ata do të shohin përmirësime tek shëndeti, mirëqenia dhe reziltatet e tyre në  mësim.

Unik Portal ju sjellë disa nga përfitimet që kanë studentët që meditojnë:

  1. Rritet niveli i IQ-së

Studentët që praktikojnë meditim përfitojnë nga rritja e funksionit të trurit në të gjithë aspektet. Rritjet më të mëdha  ndodhin në të menduarit krijues, në inteligjencën praktike dhe IQ (siç matet nga aftësia për të arsyetuar në situata të reja, të quajtura “inteligjencë fluide”).

  1. Reduktohet stresi përgjatë të mësuarit

Studentët që praktikojnë ose qëdillojnë të praktikojnë meditimin, shpejtë arrijnë të përmirësojnë notat e tyre dhe do të hetojnë tek vetja nivele më të ulëta të stresit.

  1. Fokusim më i mirë

Falë qetësimit të mendjeve të tyre, studentët që bëjnë meditim raportojnë një zvogëlim prej 50% të stresit, ankthit dhe simptomave të ADHD. Kjo nga ana tjetër shkakton një reaksion pozitiv të zinxhirit, ku një aftësi e përmirësuar për t’u përqëndruar më mirë në detyrat, rezulton në rritjen e  funksionimit të trurit dhe në përmirësimin e aftësive të tjera akademike.

  1. Integriteti dhe efikasiteti i trurit

Jo vetëm që meditimi e bën trurin më të mprehtë, por edhe ndihmon për ta bërë atë një njësi më harmonike: studentët që meditojnë kanë sjellje shumë më të mirë, sepse atyre ju ndryshojnë fibrat në zonën e trurit që lidhen me rregullimin e emocioneve dhe sjelljes.

  1. Reduktimi i varësisë  (droga, alkooli)

Nuk ka asnjë të keqe për të shijuar jetën. Megjithatë, menaxhimi i situatave dhe dukurive që mund të  t’ju dërgojnë në dukuri negative është  çelës i rëndësishëm për suksesin. Studimet tregojnë se  praktika e përditshme e Meditimit Transcendental ul në masë të madhe të dy problemet e abuzimit të substancave dhe sjelljet antisociale.

  1. Rreziku më i vogël i sëmundjeve kardiovaskulare

Qëndrojnë të shëndetshëm! Praktika e rregullt e meditimit ndihmon studentët për të ulur presionin e gjakut, ankthin dhe depresionin. Studimet tregojnë se studentët që dikur ishin në rrezik të hipertensionit përjetuan një ndryshim të madh në presionin e gjakut, pas disa muajsh meditimi. Këto ndryshime u shoqëruan me një rrezik 52% më të ulët të zhvillimit të hipertensionit më vonë në jetën e tyre.

  1. Studentë të lumtur dhe  më të sigurt

E fundit por sigurisht jo më pak e rëndësishme – hulumtimi gjen se studentët që meditojnë çdo ditë marrin rezultate më të larta në afektivitet, vetëvlerësim dhe kompetencë emocionale. /Unik Portal/