ushqimet

Highlight

6 ushqimet që ju bëjnë të ndiheni më të ri

By Bleona Foniqi

September 23, 2017

Shikoni se cilat nga këto ushqime ju ndihmojnë që të dukeni dhe të ndiheni më të ri.

1. Ananasi;

Ananasi përmban bromelain, një përzierje që është e shkëlqyer për tretje dhe reduktimin e inflamacionit. Ananasi ka vlera ushqyese, vitamina dhe minerale, duke përfshirë kalium, bakër, mangan, kalcium, magnez, vitaminë C, beta karotinë, tiaminë, B6 dhe folatë, si dhe fibra të tretshëm.

2. Aloe Vera;

Aloe vera ofron lubrifikim të madh dhe hidratim për lëkurën. Përfitime të tjera përfshijnë detoksifikimin, rritjen e shëndetit imunitar, kolesterolin më të ulët dhe sheqerin në gjak, si dhe ndihmon marrjen e vitaminave dhe mineraleve duke hidratuar lëkurën.

3. Uji i kokosit;

Uji i kokosit është i mbushur me antioksidantë, aminoacide, enzime, vitamina B komplekse, vitaminë C dhe minerale si hekur, kalcium, kalium, magnez dhe zink  kështu duke ju ndihmuar që pamja juaj të duket sa më e re.

4. Tërshëra; Tërshëra njihet për mos rritjen e presion të gjakut, e si rezultat do të zvogëlojë gjasat e rrudhave dhe lëkurën e dehidratuar.

5. Manaferrat;

Manaferrat janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë stresin oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira që mund të çojnë në sëmundje.

6. Avokado;

Avokado përbëhet nga yndyrna super-të shëndetshme që ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit të lëkurës. Avokado mund t’ju ndihmojë gjithashtu të absorboni lëndë ushqyese dhe vitamina të rëndësishme në lëkurë, gjë që ndihmon në luftimin e rrudhave.