Highlight

6 thënie nga Pablo Neruda, që do të shkrijnë zemrën tuaj

By Edone Podvorica

February 17, 2018

Pablo Neruda një poet dhe politikan kilian, me emrin e vërtetë Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto filloi të mirrej me poezinë qysh në moshën 10 vjeçarë. Mirëpo babai i tij kurrë nuk e aprovoi interesin e Neruda-s për të shkruar. Në mënyrë që të mos zbulohej nga babai i tij, ai i publikoi poemat e tij nën një emër tjetër.

Në moshën 20 vjeçarë ai u bë një shkrimtar internacional dhe u quajt nga Gabriel Garcia Marquez si “një ndër poetët më të mirë të shekullit të 20”.

Lexoni 8 thënie të Neruda-s që do të lënë ndikim në zemrën tuaj.

1. “Një ditë, diku, kudo ti do të gjesh vetën tënde, dhe atëherë e vetëm atëherë do të keni momentin më të lumtur ose më të trishtuar të jetës tënde.”

2. “Qeshja është gjuha e shpirtit.”

3. “Ti mund të këpusësh të gjitha lulet, por nuk mund të ndalosh pranverën.”

4. “Ai që nuk udhëton, nuk lexon, nuk dëgjon muzikë, nuk gjen mirënjohje në vetëvete, vdekë ngadalë.”

5. “Nëse asgjë nuk mund të na shpëtojë nga vdekja, atëherë dashuria duhet të na shpëtojë nga jeta.”

6. “Dashuria nuk do të thotë diamante, dhurata. Dashuria ka të bëjë me ndarjen e vetes suaj me botën rreth jush.”