Highlight

6 thënie nga Elon Musk për të kuptuar që çdo gjë është e mundur

By Bleona Foniqi

February 08, 2018

Sa herë që flasim për teknologji, udhëtim në hapësirë, shkencë na vie emri i Elon Musk në mendje.

Ndryshe I njohur si Nikola Tesla i kohës tonë, Elon Musk është një ndërmarrës, investitor, inxhinier dhe zbulues. Ai është themelues I SolarCity, Tesla dhe SpaceX.

Ja ku janë 6 thënie nga Elon Musk që të kuptoni së çdo gjë është e mundur nëse punoni aq sa duhet:

“Kur diçka është shumë e rëndësishme, ju duhet ta bëni atë. Edhe nëse situata nuk është në favorin tuaj.”

“Durimi është një virtyt që mësohet. Një mësim i vështirë.”

“Mendoj që kjo është këshilla më e mirë: gjithmonë mendo se si mund të japësh më shumë nga vetja.”

“Disa njerëzve nuk u pëlqen ndryshimi, por ju duhet ta përqafoni atë nëse zgjidhja alternative nuk është e duhura.”

“Nëse zgjoheni në mëngjes dhe mendoni se e ardhmja do të jetë më e mirë, atëherë ajo do të jetë një ditë e mirë, përndryshe jo.”

“Njerëzit duhet të ndjekin atë për të cilën kanë pasion. Ajo do ti bëjë që të ndihen më të lumturit në botë.”