Highlight Meditimi

6 mënyra se meditimi mund t’ju ndihmojë të ndiheni të lumtur në punë

meditimi

Stres gjatë gjithë ditës! E kush nuk e ndjenë atë?

Të gjithë ne jemi në stress për të kryer sa më shumë angazhime brenda disa orëve. Ndonjëherë është e vështirë të gjejme edhe disa minuta për një drekë të shpejtë.

Unik Portal ju sjellë 6 mënyra se meditimi dhe ndërgjegjja mund t’ju ndihmojnë të mbijetoni dhe të gëzoni ditën tuaj të punës, sipas Salzberg.

1. Gjeni një arsye për të ndryshuar;

Studimet kanë treguar se treguesi më i fortë i lumturisë në punë është një ndjenjë e kuptimit. Kështu që Salzbergu rekomandon që të shtoni elemente që I japin kuptim ditës tuaj. Për shembull, thuani vetes: “Do të përpiqem të jem i mëshirshëm për të gjithë ata që has” ose “Unë do të përpiqem të komunikoj mirë,” sugjeron ajo. Ky fokus pozitiv mund të transformojë me të vërtetë ditën tuaj, thotë ajo.

2. Jini realistë;

Jini realist përballë telasheve që keni çdo ditë dhe provoni ti përballoni me lehtësi ato. Shikoni se çfarë mund të ndryshoni dhe shihni se çfarë po ndodh në të vërtetë (pa u përqëndruar në reagimet tuaja të menjëhershme).

3.Bëni praktikë të përditshme meditimin;

“Nuk është realiste të jesh e kujdesshme gjatë gjithë kohës në punë,” thotë Salzberg. Pushimet e herë pas hershme, nga disa minuta I bëjnë mirë përqëndrimit tuaj në punë. Mënyra më e mirë dhe më efektive për ta bërë këtë është nëse keni një praktikë të përditshme meditimi – 10-20 minuta në ditë. Kështu ju kultivoni qetësine dhe mirësinë në jetën tuaj.

4. Kthehuni tek fryma juaj;

Nëse keni marrë një email të tmerrshëm ose keni pasur një moment të tensionuar me shefin tuaj, mos harroni të merrni frymë, këshillon Salzberg. “Nëse merrni frymë dhe ktheheni në moment, ju ktheni përsëri vlerat tuaja dhe nuk do të dilni nga situate.

5. Ndryshoni perspektivën tuaj;

Meditimi dhe ndërgjegjja mund t’ju ndihmojnë të mbani mend se puna është vetëm një aspekt i jetës suaj dhe vetëm një pjesë e ditës suaj, thotë Salzberg. “Meditimi dhe ndërgjegjja kanë një përfitim të marrjes së perspektivës dhe ju japin më shumë fleksibilitet të mendjes.

Si të Meditoni?
Salzberg rekomandon 10-20 minuta në ditë të meditimit të ulur ose në këmbë. Për ta bërë këtë, ajo sugjeron që të përqëndroheni në ndjenjën e frymëmarrjes, dhe kur mendja të endet, jini të sjellshëm me veten tuaj, shikoni nëse mund t’i lini me kujdes lëkundjet dhe ta ktheni vëmendjen. Kultivimi i kësaj shkathtësie mund të na ndihmojë të bëjmë të njëjtën gjë për t’u përballur me dhe të lëmë stresin e punës.