Dashuria Highlight

6 lloje të dashurisë sipas grekëve të lashtë

dashuria

Ka shumë rrugë të jetës. Por rruga më e gjatë është ajo për tek zemra. Nëse i rezistoni kësaj rruge, do të ju duhen jetë të tëra për ta gjetur përsëri. Nëse i përkushtoheni gjetjes së saj, do të jeni në shtëpi!

Ndoshta kur ti kuptoni tipet e dashurisë, do të jeni më të vetëdijshëm për lidhjen mes juve dhe personave rreth jush.

Janë 6 lloje të dashurisë, dhe ato janë:

1. “Eros”;

Dashuria e parë e emëruar sipas Zotit grek të dashurisë “Eros”. Erosi prezanton idenë e pasionit dhe dëshirës. Një dashuri fizike pasionante dhe emocionale bazuar, stereotip e një dashurie romantike.

2. “Ludus”;

Një dashuri që luhet në formë loje, duke pasur më shumë partner në të njejtën kohë. Ka ngjajshmëri me dashurinë paraprake “Eros”.

3. “Storge”;

Një dashuri që fillon dhe zhvillohet nga një miqësi, e bazuar në ngjashmëri.

4. “Pragma”;

Një dashuri që drejtohet nga truri dhe jo nga zemra;

5. “Mania”;

Një dashuri obsesive; mjaft posesive dhe shpesh personat në këtë lloj dashurie kanë xhelozi të çmendur.

6. “Agape”;

Një dashuri spiritual.