Highlight Ushqehu shëndetshëm

5 Ushqime të “shëndetshme” që kanë sheqer të fshehur

ushqime

Nëse po mundoheni të anashkaloni sheqerin për arsye të ndryshme, atëherë me siguri që jeni në dijeni të ushqimeve që përmbajnë sheqer, mirëpo a i dini ushqimet që konsiderohen të shëndetshme por në fakt përmbajnë sheqer të fshehur?

Shikoni më poshtë një listë se cilat janë këto ushqime dhe provoni ti hani në sasi më të vogla.

1. Jogurti;

Jogurti konsiderohet si një ushqim i shëndetshëm, dhe ai është. Mirëpo jogurti me shije të ndryshme të pemëve në të vërtetë ka shumë sheqer që mund të krahasohet me ngrënien e një çokollate. Jogurti më i mirë është ai grek.

2. Tërshëra e shpejtë;

Ndoshta e keni vënë re një lloj tërshëre që mund ta bleni nëse nuk keni kohë për të ngrënë. Ajo përgatitet shumë shpejtë mirëpo në vete përmbanë sheqer të shumtë.

3. Sos sallatash;

Sosi i sallatave ka shumë sheqer. Kur yndyra i largohet atij i shtohet sheqeri për ta zëvendësuar atë.

4. Frutat e thara;

Natyrisht që frutat e thara janë të shijshme dhe natyrale. Mirëpo keni kujdes me sasinë e tyre për shkak të sheqerit të shumtë që përmbajnë. Ju po ashtu mund të dekoncentroheni dhe të hani më shumë se që mundeni për shkak të madhësisë së tyre.

5. Buka;

Buka është e mbushur me sheqer. Përveç nëse  e gatuani atë vet përndryshe buka që po hani ka shumë mundësi të përmbajë sheqer.